E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, thirrje Kongresit për kursime

Presidenti amerikan Barak Obama po vazhdon t`i bëjë thirrje Kongresit të miratojë planine tij për hapjen e vendeve të punës dhe nxitjen e ekonomisë.

Sipas mediave amerikane Obama ka në plan të njoftojë të hënën se si do ta financojë këtë plan dhe njëkohësisht si do të ulë deficitin e qeverisë. Obama i bëri përsëri thirrje publikut në fjalimin e tij javor në radio të mbështesë planin prej 447 miliardë dollarësh për hapjen e vendeve të punës.

Në mesazhin e tij tashmë të njohur, kreu i Shtëpisë së Bardhë u bëri thirrje amerikanëve t`u kërkojnë ligjvënësve të miratojnë projekt-ligjin dhe tha se anëtarët e Kongresit duhet të veprojnë me shpejtësi.

Ndërkohë republikanët e opozitës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të pranuar disa nga dispozitat e projekt-ligjit të punës, por ata kundërshtojnë planin e presidentit për ta financuar këtë nismë me ngritjen e taksave për korporatat dhe individët e pasur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›