Gara presidenciale në SHBA, bie mbështetja për Obamën
Presidenti amerikan, Barack Obama ka humbur pikë në garën presidenciale. Sipas një sondazhi të New York Times-CBS, niveli i aprovimit të politikave të tij, është në 43%.
Sipas statistikave, 43% e amerikanëve, ose 12% më shumë në krahasim me muajin qershor, mendon se ekonomia po përkeqësohet.
Nga ana tjetër shumë amerikanë thonë se nuk duan të dëgjojnë më për të përzgjedhurit e tyre.
Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se gati 90% e zgjedhësve në Shtetet e Bashkuara kërkojnë një alternative tjetër. "Washington Post"thekson se rezultatet e anketimeve ishin shkatërruese si për presidentin Obama, ashtu dhe për politikanët e tjerë.