Libi reagime per sulmet ajrore. Gadafi akuza NATO-s

Udhëheqësi libian kolonel Muamar Gadafi ka akuzuar NATO-n për vrasje, dy ditë pasi anëtarët e familjes së një ndihmësi të afërt të tij u vranë në një sulm ajror. Në një mesazh të transmetuar në TV shtetëror sa i përshkroi forcat e Aleancës që kryen bombardimet si "kriminelë" dhe "barbarë".
Aleanca ka shprehur menjëherë keqardhje për humbjen e jetëve të civilëve e është shprehur se ka filluar hetime të brendshme për incidentin ndërsa ka theksuar se në shënjestër ishte një "komandë dhe një qendër kontrolli".
Më herët Ministri i jashtëm i Italisë kishte bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve. Franko Fratini tha se një armëpushim ishte i nevojshme për të lejuar ndihmat humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta. Ai gjithashtu i bëri thirrje NATO-s për të siguruar më shumë detaje të fushatës ajrore dhe udhëzime të sakta mbi "gabime dramatike ku viktimat kanë qenë civilë".
Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, është kundërpërgjigjur duke thënë se fushata ajrore e Aleancës për të mbrojtur civilët do të vazhdojë. Ai përsëriti se NATO ishte duke hetuar akuzat e Libisë se shtatë civilë humbën jetën në një sulm ajror javën e kaluar, por theksoi se ishte kolonel Gadafi dhe jo forcat e NATO-s, që shënjestrojnë civilët.
Komentet audio të kolonel Gadafit ishin sfiduese si kurrë më parë. Sipas tij edhe djallit do t’i vin te turp nga gënjeshtrat dhe akuzat e armiqëve të Libise e premtoi se libianët do të luftojnë "barbarët e huaj" dhe "kryqëzorët " deri në vdekje. Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB që të dërgojë një mision për të hetuar vdekjen e civilëve në sulme ajrore nga "tre kriminelë" - SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Kolonel Gadafi tha se ishte me shpatulla pas murit, por megjithatë beteja do të vazhdonte. Kolonel Gadafi reagoi pas një sulmi ajror që shkatërroi shtëpinë e aleatit të tij të ngushtë, Al-Khuwailidi al-Humaidi, në Sorman.
Ndër të vdekurit, që u varrosën disa orë para fjalimit të tij ishin tre nipërit e mbesat e Z. Humaidi dhe nusja e tij. NATO deklaroi se shënjestër e bombardimeve ishte një objektiv ushtarak, e shtëpia një qendër komanduese.