E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i dekreteve parlamenti sqaron presidentin

Të gjithë deputetët e maxhorancës në seancën e së enjtes kanë qenë dakord me zgjedhjen e presidentit për në Gjykatën Kushtetuese. Fatmir Hoxha ishte i vetmi ndër 4 kandidaturat e sjella nga kreu i shtetit në shtator i cili mundi të kalojë në votën e ligjvënësve dhe të marrë miratimin e tyre.

Për dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Fatmir Hoxha morën pjesë në votim 72 deputetë, të cilët votuan të gjithë pro dekretit. Nuk pati vota kundër dhe as abstenime, për pasojë kuvendi jep pëlqimin.

Kuvendi miratoi dhe propozimin e anëtarëve të komisionit të ligjeve për kryetaren e kuvendit mbi dekretet presidenciale. Konkretisht dhe arsyet pse Ardian Leka, Artan Hoxha dhe Edlira Jorgaqi, iu kthyen mbrapsht preidentit pa i hedhur në votë.

Në dokumentin që do t’i përcillet më pas dhe kreut të shtetit nga Jozefina Topalli, sqarohet se problemi nuk qëndron te kandidaturat, por te fakti se në kushtetuese nuk ka më vende vakante.

Për këtë arsye kreut të shtetit i duhet të sjellë vetëm pas 3 vitesh 3 kandidatura të reja, për të zëvendësuar anëtarët që me rotacion u skadon mandatit.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e enjte , 23 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›