Grand Slam Nadal kalon ne turin e trete

Numri një i botës në tenisin për meshkuj Rafael Nadal ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit për të ruajtur titullin kampion në Wembledon. Tenisti spanjoll është kualifikuar për në turin e tretë të turneu Grand Slam anglez, pas fitores 3-0 me sete ndaj amerikanit Ryan Sweeting.
Nadal u përball me një sfidë aspak të lehtë, megjithatë iu imponua kundërshtarit me shifrat (6-3 6-2 6-4). Asnjë e papritur edhe në ndeshjet e tjera, ku favoritët për të fituar Wembledon kanë mbyllur me sukses raundin e dytë. Shpresa e vetme e tifozëve britanik Andy Murrey mundi 3-0 Tobias Kamke, ndërsa me të njëjtat shifra Andy Rodick është kualfikuar për në raundin tjetër të truneut anglez pas fitores me rumunin Victor Hanesku.
Asnjë surprizë edhe në Wembledon për femra. Numri dy i botës në renditjen e përgjithshme Vera Zvonareva u kualifikua për në raundin e tretë pas fitores 2-0 me sete ndaj patriotwes së saj Elena Visnina. I ndryshëm është diskutimi për tenisten amerikane Venus Williams, e cila vazhdon turneun pas një fitoreje shumë të vështirë në setin final kundër tensites 40-vjeçare japoneze Kimiko Date-Krumm. Pas këtij suksesi, Venus i bashkohet motrës së saj Serena Williams në raundin e tretë të turnout prestigjoz të tenisit botëror, Wembledon.
Nertan Prifti