Libi, rebëlët: Sot sulmojmë Bani Ualid

Rebelët libianë kanë konfirmuar se kanë ndërmend të sulmojnë sot dhe të marrin nën kontroll fortesën e fundit të kolonel Gaddafi-t, Bani Ualid.
“Brenda pak orësh do të hyjmë brenda”, ka deklaruar një zëdhënës i rebelëve, të cilët janë vendosur rreth 65 kilometra larg lokalitetit ku mendohet se fshihet Gaddafi.
Pavarësisht se Këshilli Kombëtar i Tranzicionit kishte deklaruar se ultimatumi ndaj besnikëve skadon të shtunën e ardhshme, një komandant lokal deklaroi dje se, “për Bani Ualid afati skadon nesër në mëngjes”.