Durrës, kapet 17 kg hashash, në pranga një italian
Policia ka arrestuar një shtetas italian i cili tentonte të kalonte një sasi prej 17 kg lëndë narkotike kanabis sativa përmes portit të Durrësit.
Sipas uniformave blu të Durrësit gjatë kontrollit të mjetit në port nëpërmjet qenëve të anti-drogës është bërë zbulimi në pjesën e shasisë të lëndës narkotike të llojit kanabis sativa.
Policia e Durrësit ka bllokur 35 pako me drogë ndërkohë që ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. Simoneli, si dhe ka bllokuar telefonat celular, dhe një sasi parash.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar skemën e trafikut dhe përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës.