Arsimi parashkollor hapen dy klasa ne Gjirokaster
Për t'ju ardhur në ndihmë fëmijëve të kthyer nga emigracioni apo ata që nuk kanë frekuentuar kopshtet, shkolla 9-vjecare më e madhe në qytetin e Gjirokastrës "Koto Hoxhi" ka hartuar planin e punës si dhe ka siguruar bazën materiale dhe pedagogjike,dhe pritet që në datën 12 shtator të bëjë hapjen e 2 klasave për mësimin parashkollor.Qëllimi i kësaj nisme është pregatitja e fëmijëve kryesisht të emigrantëve që kanë problem shumë të mëdha me gjuhën shqipe për fillimin normal të klasës së parë.
"Ne kemi shumë fëmijë që prindërit e tyre janë larguar në emigracion dhe fëmijët i kanë lënë të gjyshja apo gjyshi dhe ata nuk kanë as mundësi sociale për ti cuar fëmijët në kopësht dhe as mundësi financiare. Për këtë ne kemi menduar që sivjet të hapim dy klasa të tilla. Kjo presupozon që me mbarimin e këtyre klasave të vitit shkollor, do të barazohen me të gjithë fëmijët e tjerë që frekuentojnë kopështin", thotë Arben Rexha, drejtor i shkolles "Koto Hoxhi".
Përvec celjes së klasave për mësimin parashkollor në shkollat e rrethit të Gjirokastrës ka përfunduar puna pregatitore për fillimin e vitit të ri shkollor 2011-2012 në marrjen e bazës materiale, regjistrimet, ndarjet e nxënësve nëpër klasa si edhe plotësimi i personelit mësimdhënës.
Ismail Xhaferi