E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi vritet djali i Gadafit


Televizioni satelitor arab “Al Rai” me qendër në Siri njoftoi vrasjen e Kamis Gedafit, djalit të shtatë të kolonelit. Nekrologjia u shoqërua me fotot e tij dhe disa vargje të Kuranit.

Televizioni njoftoi se Kamis u vra më 29 gusht gjatë përleshjeve me kryengritesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, në zonën Al Tarhuna, në jug të Tripolit.

Muajt e fundit është folur shumë për vrasjen e Kamis, por lajmi asnjëherë nuk ka gjetur konfirmim zyrtar. Sipas televizionit, së bashku me Kamis ka vdekur edhe kushëriri i tij, Muhamad Abdullah Al Sanusi, djali i ish-shefit të shërbimeve sekrete të Libisë.

Vazhdon LibiaLibi, rikthehet lufta në Tripoli Libi, vazhdojnë luftimet e ashpra në SirteLibia, Spanja tërheq avionët luftarakë beteja në Sirte

Në Sirte vazhdon beteja mes përkrahësve të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit dhe besnikëve të kolonelit Muamar Gedafi, të cilët janë rrethuar në qendër të qytetit.

Në vendlindjen e tij degjohen ende të shtena armesh dhe shpërthime mortajash. Sic raporton Reuters, ka pak shenja progresi nga ana e trupave të Këshillit të Tranzicionit Kombëtar. Dështimi për të vënë nën kontroll Sirten po mban peng tranzicionin demokratik në Libi.

Gjatë betejes për Sirten, kanë humbur jetën dhjetëra persona, mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë, shumë pak ka mbetur nga ai qyteti i bukur në brigjet e Mesdheut, ku Gedafi priste udhëheqësit botëror.

KTK merr Bani Valid

Trupat e qeverisë së përkohshmë libiane kanë mundur të hyjnë në Bani Valid, një prej qyteteve të fundit ku ende luftohej, i cili ndodhet 170 kilometra në jug-lindje të Tripolit.

Ata iu afruan qytetit të djelën nga veriu dhe jugu pasi lëshuan një perde zjarri artilerie kundër pozicioneve të luftëtarëve pro-Gedafit. Rreth 1500 besnikë të kolonelit ndodheshin në qytet.

Në Tripoli qendroi të hënën edhe Sekretari i Jashtëm Britanik, Uilliam Hejg, ndalesë e turit të tij në pjesën veriore të Afrikës. Qëllimi i tij ishte të rihapte ambasadën britanike si dhe bisedoi me kreun e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdul Xhalil.

Ndërkohë në kryeqytet buldozerët kanë nisur të shembin kompleksin e Muamar Gedafit, Bab Al Azizijan, simbol i tiranisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Shpërthim në Bulqizë, plagosen minatorët
Aksident i rëndë në galeri
Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
Britani, gjendet i vdekur i riu shqiptar
Sherri me thika, në pranga dy vëllezër
Ndërtimi godet buxhetin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›