E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Champions momenti i se vertetes


Fushata e Champions League do të mbërrijë në mes të rrugës, me ndeshjet e treta që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Vizita e Bajernit në Napoli është ndeshja më e shumëpritur e javës, në të njëjtën kohë që Reali dhe Arsenali kanë dy sfida të “sikletshme” franceze, përballë Lionit dhe Marsejës.

Test për Bajernin - Pas një fillimi të mrekullueshëm të sezonit, me 35 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar në të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani, Bajerni i Mynihut duket për momentin si një skuadër e pathyeshme.

Megjithatë, pas dy fitoreve të arritura ndaj Vilarealit dhe Manchester Sitit, sfida e “San Paolo”-s do të përbëjë për bavarezët një test të vërtetë rreth forcës së tyre. Napoli është skuadra e dytë në renditjen e grupit, me katër pikë dhe gëzon mbështetjen e një prej tifozerive më të zjarrta të Europës, që krijojnë dekore të mrekullueshmë në stadiumin 60 mijë vendësh për ndeshjet kontinentale.

Në kërkim të formës - Ndërsa Bajerni do të kërkojë fitoren e tretë radhazi, disa skuadra do të kenë mbase shansin e fundit për të gjetur formën e duhur. I tillë është rasti i Arsenalit dhe Borusias së Dortmundit, në Grupin F.

”Topçinjtë” e Londrës kanë arritur të grumbullojnë katër pikë, por pas paraqitjesh tepër zhgënjyese në Gjermani dhe në “Emirates”, ndaj gjigantëve grekë. Me zhvendosjen në Marsejë, anglezët kanë në dorë të lënë pas një situatë të ndërlikuar për ta ose të hapin një kapitull të ri të vështirësive që në këtë sezon duket se nuk kanë fund.

Dortmundi, kampione në fuqi në Bundesligë, nuk e ka nisur në lartësinë e pretendimeve të saj. Humbja 3-0 ndaj Marsejës ka tronditur gjermanët, të cilët gjithsesi e dinë që do të riktheheshin në lojë për kualifikimin me dy fitore të njëpasnjëshme ndaj Olimpiakosit.

Përplasjet “déjà vu” - Lioni përgatitet të vizitojë ditën e martë stadiumin e “Santiago Bernabeu”-t për të tretën herë në po kaq vite, në atë që është shndërruar së fundmi gati në një “klasike” të Champions League.

Herën e parë që Lioni vizitoi Madridin, arriti të siguronte një barazim 1-1, duke eliminuar madrilenët nga Champions League, por një sezon më parë u mundën pa histori, 3-0.

Fillimet e ngadalta - Java e tretë e Champions League do të jetë shumë e rëndësishme edhe për skuadra të tjera të mëdha si Manchester United apo Inter. Kampionët e Anglisë llogarisin vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e para, prandaj janë “të dënuar” të fitojnë ndaj Otelulit rumun, ndërsa Interi, pas humbjes së papritur me Trabzonsporin në javën e parë, i duhet të ringrihet nga vështirësi aktuale për t’u vendosur në të njëjtin nivel që e lejoi të fitonte 3-2 në fushën e vështirë të CSKA Moskës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Juventus, sa shumë raste të shpërdoruara
Juventusi vazhdon të kryesojë Serinë A edhe pas javës së gjashtë, ka një grup futbollistësh entuziastë dhe vjen në këtë sezon me një stadium të ri spektakolar, por ndërkohë, dyshimet e para nuk mund të fshihen më. Casillas: Reali s’ka qenë kurrë më i fortë
Portieri i Realit të Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, në një intervistë për të përditshmen “AS” siguroi se dëshira e Mourinhos për të fituar është më e madhe se kurrë, në të njëjtën kohë që u shpreh se Reali është në pozitat më të favorshme ndonjëherë, për të thyer hegjemoninë e Barcelonës. Gasperini: Interi nuk ka asnjë projekt
Ish-trajneri i Interit. Gasperini, rikthehet me akuza të ashpra kundër klubit dhe Moratit, pak javë pasi u shkarkua nga detyra e tij pas disa rezultateve të dobëta. Inter, Moratti sulmon arbitrat
Në një kohë që Interi ka hyrë në një krizë të thellë rezultatesh, presidenti Massimo Moratti ka sulmuar ashpër arbitrat në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’. Klose vendos derbin e Romës
Lazio ka fituar derbin e Romës me rezultatin 2-1 falë golave të Hernanes me 11-metërsh dhe Miroslav Klose në minutën e 93 të takimit.

Lajmet kryesore

Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
"Sfida europiane kërkon punë e seriozitet"
Sherri me thika, në pranga dy vëllezër
Lirohet ushtari Gilad Shalit
Shqiperia që po zvogëlohet
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›