E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini Interi nuk ka asnje projekt


Ish-trajneri i Interit. Gasperini, rikthehet me akuza të ashpra kundër klubit dhe Moratit, pak javë pasi u shkarkua nga detyra e tij pas disa rezultateve të dobëta.

I ndodhur në Barcelonë, me ftesë të Guardiolës që i ka lejuar të jetë i pranishëm për një javë në stërvitje dhe në ambientet katalanase, Gasperini deklaroi: “Të gjithë i njohin idetë e mia për futbollin dhe gjithashtu skemat që kam përdorur gjithmonë. Nëse Moratti kishte ide të tjera nga të miat, atëherë nuk e kuptoi përse më zgjodhi.

Duhet thënë edhe që merkatoja nuk shkoi ashtu siç unë e prisja, pasi është e qartë që nuk besoja se do të largohej Eto’o. Kisha në mendje një sulm të përbërë nga kamerunasi, Pazzini dhe Palacio. Asnjëherë nuk pata kërkuar emra si Sanchez, Tevez apo Lavezzi, të cilët lakoheshin në shtyp”.

Në një intervistë telefonike nga Spanja me programin “Controcampo”, Gasperini shtoi: “Janë thënë shumë gënjeshtra në kurrizin tim dhe më e madhja është që Eto’o u largua pasi nuk shkonte mirë me mua. Gabimi më i rëndë i Moratti-t dhe Interit ishte që u përpoqën të bënin të gjithë të besonin se gabimi më i rëndë ishte mbrojtja treshe dhe që më të hequr dorë nga skemat e mia, gjithçka do të rregullohej. Me sa kam parë, nën drejtimin e Ranierit, nuk është se ka ndodhur ai rikthim i madh i pritur.

Që pa filluar kampionati, klubi gjithmonë më trajtonte në mënyrë të dyfishtë. U fol shumë kohë për projekt, por e vërteta është se Moratti nuk ka patur asnjë projekt të vërtetë”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Rikthehet Champions, momenti i së vërtetës
Fushata e Champions League do të mbërrijë në mes të rrugës, me ndeshjet e treta që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Vizita e Bajernit në Napoli është ndeshja më e shumëpritur e javës, në të njëjtën kohë që Reali dhe Arsenali kanë dy sfida të “sikletshme” franceze, përballë Lionit dhe Marsejës. Juventus, sa shumë raste të shpërdoruara
Juventusi vazhdon të kryesojë Serinë A edhe pas javës së gjashtë, ka një grup futbollistësh entuziastë dhe vjen në këtë sezon me një stadium të ri spektakolar, por ndërkohë, dyshimet e para nuk mund të fshihen më. Casillas: Reali s’ka qenë kurrë më i fortë
Portieri i Realit të Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, në një intervistë për të përditshmen “AS” siguroi se dëshira e Mourinhos për të fituar është më e madhe se kurrë, në të njëjtën kohë që u shpreh se Reali është në pozitat më të favorshme ndonjëherë, për të thyer hegjemoninë e Barcelonës. Inter, Moratti sulmon arbitrat
Në një kohë që Interi ka hyrë në një krizë të thellë rezultatesh, presidenti Massimo Moratti ka sulmuar ashpër arbitrat në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’. Klose vendos derbin e Romës
Lazio ka fituar derbin e Romës me rezultatin 2-1 falë golave të Hernanes me 11-metërsh dhe Miroslav Klose në minutën e 93 të takimit.

Lajmet kryesore

Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
"Sfida europiane kërkon punë e seriozitet"
Sherri me thika, në pranga dy vëllezër
Lirohet ushtari Gilad Shalit
Shqiperia që po zvogëlohet
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›