SHBA, Kahn transferohet në një apartament në Manhatan

Një gjykatës në Nju Jork, ka miratuar kërkesën e ish- kreut të FMN-së Dominique Strauss-Kahn për tu transferuar në një apartament të ri në Manhatan gjatë kohës që do të qëndrojë në arrest shtëpie.
Lajmin e bën të ditur për mediat ndërkombëtare një zëdhënës i gjykatës. Por, zëdhënësi nuk bëri të ditur adresën e apartamentit ku do qëndrojë ish drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
62- vjeçari Strauss Kahn u arrestua disa ditë më parë në Nju Jork me akuzën e dhunës seksuale.