SHBA, Obama viziton të djelën qytetin e Joplinit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama do të vizitojë ditën e djelë qytetin Joplin.
Qyteti u prek disa ditë më parë nga tornado shkatërrimtare të cilat veç dëmeve materiale shkaktuan edhe disa dhjetra viktima.
Mediat amerikane raportojnë se Presidenti i SHBA do të shohë gjendjen në terren dhe do të zhvillojë takime me banorët e qytetit.
Më parë Obama i ka kërkuar qeverisë federale të marrë masa për të ndihmuar banorët e prekur nga tornadot shkatërrimtare që kanë goditur disa shtete.