Libia, SHBA furnizon me bomba aleatët

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po furnizon me bomba dhe materiale të tjera ushtarake shtetet aleate që janë përfshirë në sulmet ajrore në Libi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pentagoni me anë të një komunikate zyrtare për shtyp.
Zëdhënësi i Pentagonit tha se që nga nisja e sulmeve ajrore në Libi, SHBA kanë furnizuar shtetet e tjera me municione me vlerë deri në 24,3 milion dollarë.