E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia akuzon sërish NATO-n për vrasjen e civilëve

Libia ka akuzuar NATO-n se ka vrarë 15 persona gjatë një sulmi ajror që thuhet se ka goditur një restorant  në Bregas, në pjesën lindore të saj.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libisë, ka raportuar se 20 persona të tjerë janë plagosur gjatë këtyre sulmeve. Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga ana e NATO-s për sa i përket këtyre viktimave.

Pamje të civilëve të vdekur, përfshirë edhe fëmijë, mund të shihen rregullisht në marshimet pro qeverisë së Libisë dhe në televizionin shtetëror.

NATO është ende duke hetuar për sulmin e datës 19 qershor ku sipas të dhënave u vranë disa civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›