E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vietnamezët vazhdojnë protestat kundër Kinës

Protestuesit vietnamezë kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit për të katërtën javë me radhë duke i bërë thirrje Kinës që të ndaloj hyrjen në hapësirat ujore që i takojnë Vietnamit në Detin e Kinës Jugore.

Protestat janë shumë të rralla në Vietnamin komunist ndërsa nëse organizohen protesta ato shtypen me shpejtësi nga forcat e sigurisë.

Megjithatë Hanoi zyrtar ka lejuar që prej katër javësh të mbahen këto demonstrata.

Kina dhe Vietnami kanë shkëmbyer nota proteste gjatë muajit të fundit pas përleshjeve që pretendohen nga të dyja vendet në Detin e Kinës Jugore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›