E Shtunë, 31 Tetor 2026

Svoboda: Para BE-së, Serbia të zgjidhë problemet me Kosovën

Eurodeputeti dhe kryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Evropian, Hanes Svoboda, i bëri thirrje Beogradit të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës dhe të tregojë më shumë përkushtim në zgjidhjen e problemeve me palën kosovare. E ardhmja e të dyja vendeve dhe e rajonit në tërësi, sipas tij, do të jetë integrimi në Bashkimin Evropian, proces i cili, siç tha ai, nuk do të mund të finalizohet nëse Prishtina e Beogradi nuk i përmirësojnë raportet ndërmjet vete, e nëse vendet e rajonit nuk i përmbushin kriteret e nevojshme.
“Serbia duhet t`i zgjidhë problemet me Kosovën para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, tha eurodeputeti dhe kryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Evropian, Hanes Svoboda.
Në një debat me temën “Evropa mes teje dhe meje”, i cili u mbajt të shtunën në Prishtinë, Svoboda tha se zgjidhjet për shumë probleme që shteti serb ka me Kosovën, mund të gjenden në kuadër të dialogut aktual ndërmjet palëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›