Turqit kontaktojnë me kapitenin e anijes së rrëmbyer
Stamboll (Start)-Autoritetet kanë arritur të kontaktojnë me anijen turke “Yasa Neslihan” e rrëmbyer tre ditë më parë nga piratët në ujërat e Somalisë. Autoritetet turke lajmërojnë se kapiteni i anijes së ngarkuar me hekur e që kishte për destinacion Kinën, ka arritur të lidhet me të duke i dhënë edhe lajmin e mirë se të gjithë anëtarët e bordit gëzojnë shëndet të mirë. “Nuk ka asnjë të dëmtuar apo që vuan nga ndonjë problem shëndetësor. Ende nuk dimë asgjë mbi çmimin që piratët kërkojnë nga ne për lirimin e anijes dhe ekuipazhit që ndodhet në të. Ata nuk kanë komunikuar me asnjë autoritet turk. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi midis nesh të gjithë ekuipazhin e anijes që mbahet peng”, ka thënë shefi i marinës turke, Fehmi Ulgener.