Fushata e Obamës, më e shtrenjta në historinë e Amerikës
Uashington (Start)-Edhe pse duket më modest se rivali i tij republican John McCain, kandidati demokrat për president në SHBA, Barack Obama ka shpenzuar tre here më shumë në fushatën elektorale të ditëve të fundit. Vetëm gjatë periudhës 21 - 28 tetor, Obama ka harxhuar 21.5 milionë dollarë kundrejt 7.5 milionë dollarëve që McCain ka harxhuar. Obama ka shpenzuar më shumë në videoklipe për reklama të transmetuara në televizion. Sipas AFP-së, këto të dhëna nuk përfshijnë harxhimet e xhirimit të filmit gjysmëorësh për Obamën, i cili u transmetua më 29 tetor në shtatë televizione. Ndërkohë, ekspertët flasin se Obama ka harxhuar të paktën 100 milion dollar nga fillimi i fushatës. Ata shprehen se fushata që Obama po zhvillon, është më e shtrenjta në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.