E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia dhe Afganistani - NATO flet per perfundimin e dy misioneve

Me sa duket ne Libi eshte e afert fitorja perfundimtare e trupave te Keshillit Kombetar Kalimtar. Ushtaret e ish-kreut te shtetit Muhammar Gaddafi po bejne qendrese me te madhe vetem ne qytetin Sirte. Se ku gjendet Gaddafi vete kjo eshte e paqarte. Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tingelloi optimist. shte e qarte se fundi duket. Ushtaret e Gaddafit luftojne per nje ceshtje te humbur. Jemi te vendosur ti vazhdojme operacionet tona persa kohe ekzistojne rreziqe.

Fjala eshte per rreziqe per popullsine civile libiane se misioni i NATO-s nuk konsiston ne mundjen e ushtareve te Gaddafit po ne mbrojtjen e civileve prej shkeljeve. Dhe per sa kohe Keshilli Kombetar Kalimtar nuk e ka pa dyshim gjendjen ne kontroll NATO-ja do ta vazhdoje misionin e saj. Per kohen e mepasme Rasmussen nuk sheh me rol te rendesishem per NATO-n. Sidoqofte ai ofroi ndihme ne reformimin e forcave libiane te sigurise ne rast se qeveria e re e ddeshiron kete.

SHBA160Te mbrojtja mos kurseni teper

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri amerikan i mbrojtjes Leon Panetta.Por si Rasmussen ashtu edhe ministri i ri amerikan i mbrojtjes Leon Panetta besojne se Libia ka zbuluar edhe dobesite e NATO-s para se gjithash ato te vendeve evropiane te NATO-s. Me miqesor ne ton sesa paraardhesi i tij Robert Gates por ngjashem i ashper ne permbajtje Paneta kerkoi ketu perpjekje me te medha. Pervoja e Libise duhet te na mesoje te ndertojme mbi bazen e ketyre sukseseve dhe te eliminojme disa prej mangesive qe u bene te dukshme. Prandaj tema kryesore e ketij takimi ishte garantimi i aftesive ushtarake te NATO-s per te vepruar me sukses ne shekullin e 21-te edhe ne nje kohe kufizimesh buxhetore.

Ngjitu ne peme zbrit nga pema

Dhjete vjet pas fillimit te misionit ne Afganistan edhe atje dallohet fundi. Por trupat afgane do ta garantojne kryesisht vete sigurine e vendit te tyre duke nisur nga 2014-a. Ne gjysmen e dyte te tetorit qeveria afgane do te beje te njohura rajone te tjera qe bien nen pergjegjesine afgane per sigurine. Vetem amerikanet te cilet perbejne me 100.000 ushtare pjesen me te madhe te trupave luftarake do te terheqin deri ne vjeshte te vitit qe vjen rreth nje te treten e tyre. Ministri gjerman i mbrojtjes Thomas de Maizire paralajmeron nga nxitimi i tepruar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i mbrojtjes Thomas de Maiziere.Synimi eshte i qarte Ne duam ta organizojme dorezimin e pergjegjesise deri ne fund te 2014-es. Kjo perfshin nje terheqje te trupave me rritje te njekohshme te forcave afgane te sigurise. Ne kete kuader ne na duhet durim strategjik. Te zbresesh nga pema eshte me e nderlikuar sesa te hipesh shpejt ne peme. Mirepo sipas fjaleve te de Maizire-it terheqja e pjesshme amerikane nuk ka pasoja negative per gjendjen e Bundeswehr-it ne veri te Afganistanit. Aftesi kyc amerikane si sherbimet e mjekesise ushtarake dhe kapacitetet e helikoptereve mbeten tha ai.

Autor160Christoph Hasselbach /160Elert Ajazaj

Redaktoi160A Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›