E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia do ekstradimin e ish-kreut të inteligjencës

Libia ka kërkuar dorëzimin e ish-kreut të inteligjencës, Abdullah al-Senusi, pas arrestimit të tij në Mauritani.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Muhamed al-Harizi, tha se Senusi duhet të ekstradohet në Libi për t`u përballur me drejtësinë.

Senusi kërkohet edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, e cila e akuzon atë për krime kundër njerëzimit.

Franca po ashtu do ekstradimin e tij në lidhje me sulmin me bombë, më 1989, ndaj një aeroplani, ku humbën jetën 170 persona.

Mauritania ka thënë se do të kryejë hetimet e saj para se të marrë në konsideratë kërkesat për ekstradim.

Autoritetet e këtij vendi kanë arrestuar Senusin pasi ka arritur në Aeroportin Noakçot nga Maroku.

Senusi ka qenë shef i inteligjencës së Libisë në regjimin e Muamer Gadafit. Ai është larguar nga Libia pas rrëzimit të ish-diktatorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›