E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pique: Dua që Abidal të jetojë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka ofruar përkrahjen e tij për bashkëlojtarin Eric Abidal, pas fitores prej 2-0 ndaj Sevillas në transfertë.

“Ne duhet të japim dashurinë dhe përkrahjen për Abidal. Ne duam që ai të jetojë jetën në mënyrë sa më të mirë”.

“Është gjithmonë e vështirë të fitosh këtu, por në pjesën e parë ne shënuam dy gola në shpejtësi. Ne po mendojmë ndeshje pas ndeshje. Ne fituam tre pikë, tani mendojmë për Granadën”, ka thënë Pique.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›