E Diel, 1 Nëntor 2026

Joakim Gauk zgjidhet presidenti i ri i Gjermanisë

Joakim Gauk është zgjedhur presidenti i 11-të i Gjermanisë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ish-pastori luterian ka fituar 991 vota në favor të tij, në asamblenë e veçantë të deputetëve.

Gauk, 72-vjeçar, ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut dhe është shquar për rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore. Ai pason ish-presidentin Kristian Vulf, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të akuzave për afera korruptive. Ish-Presidenti gjerman Christian Vulff, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar, pas një skandali politik, la postin përmes ceremonisë zyrtare e në të njëjtën kohë u bë serish object polemikash. Rreth tre javë pasi dha dorëheqjen, Vulff vazhdon të pushtojë faqet e para të mediave gjermane pas pranimit të një pensioni vjetor prej 199 mijë eurosh për pjesën tjetër të jetës së tij, pavarësisht se shërbeu vetëm 20 muaj në detyrë.

Vulff dha dorëheqjen, pasi prokurorët e akuzuan se kishte pranuar privilegje në lidhje më një kredi bankare dhe i kërkuan parlamentit të heqë imunitetin e tij. Lëvizja u cilësua si një goditje për Kancelaren Angela Merkel, që e kishte përzgjedhur për postin kryesisht ceremonial në vitin 2010. Pjesë e kritikave është bërë dhe kërkesa e Vulff për interpretimin e katër pjesëve muzikore në vend të vetëm 3 pjesë siç bëhet tradicionalisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›