Libia është e lirë, mijëra festojnë në Bengasi
Me mijëra libianë janë mbledhur për të shpallur çlirimin e vendit në Bengasi, aty ku zuri fill para 8 muajsh revolta kundër regjimit të Gedafit. Në ceremoninë e shpalljes ishin të pranishëm numri një i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Abdel Jalil, dhe zyrtarë të tjerë. Ceremony nisi me leximin e një pasazhi nga Kurani dhe më pas u këndua himni kombëtar. I deklarojmë botës mbarë se kemi çliruar vendin tonë: qytetet, fshatrat, mallet më të larta, shkretëtirat dhe qiejt, ka thënë njëri prej zyrtarëve libianë.
Sharia në bazë të rregullores së re
Jalil ka premtuar se ligji islamik do të forcohet sërish. Si një vend mysliman, ligji Sharia është në bazë të legjislacionit tonë. Çdo ligj që kundërshton principet e islamit nuk do të ketë vlerë. Ai ka falnderuar Ligën Arabe, OKB dhe BE për ndihmën. Të gjithë martirët e civilët e ushtarët e kanë pritur këtë moment. Tani gjenden në vendin më të mirë, në parajsën e përjetshme. Ai ka përfunduar duke thënë se revolucioni nisi si paqësor, për të përfunduar në mënyrë të dhunshme.
Do të respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare
Populli liban, pasi të ketë ndërtuar shtetin e së drejtës, si akt të parë siguron mbarë botën se do të respektojë të gjitha marrëveshjet e firmosura në bazë të standareve ndërkombëtare. Konfirmojmë vendosmërinë për të respektuar dhe për të bashkëpunuar me të gjitha vendet, në mënyrë të veçantë vendet fqinje më Libinë, kanë thënë zyrtarët libianë ceremoni.