E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia liron gazetarët e "New York Times"

Forcat besnike të regjimit të Muamer Gedafit në Libi kanë liruar sot katër gazetarët e të përditshmes amerikane “New Yourk Times”.
Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Punëve të jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, i cili tha se gazetarët amerikanë aktualisht ndodhen në Ambasadën Turke në Tripoli.

"Pas një kërkese amerikane, ne kemi ndërmarrë hapa dhe kemi bërë të mundur lirimin e gazetarëve në sajë të një bashkëpunimi me autoritetet libiane', deklaroi ministri Davutollu për shtypin turk.

'Gazetarët iu dorëzuan Ambasadës Turke në Tripoli dhe do të largohen prej aty përgjatë orëve të ardhshme', shtoi ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›