E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Rrezatimi tek ushqimet në Japoni, serioz

Rrezatimi në ushqime, i shkaktuar nga goditja e tërmetit dhe cunamit në stacionin bërthamor të Fukushimës në Japoni, është më serioz se sa u vlerësua fillimisht. Lajmi u bë i ditur nga Organizata Botërore e Sëndetësisë.

Aktualisht inxhinierët kanë arritur të rregullojnë gjatë ditës të gjitha kabllot e gjashtë reaktorëve në Fukushima.

Burimet zyrtare japoneze thanë se numri i të vdekurve nga cunami dhe tërmeti do mund t`i kalojë 18 mijë personat. Aktualisht 8600 persona janë konfirmuar si të vdekur e 12800 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›