E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijonë protestat në Siri

Aktivistët thanë se qindra vetë kanë protestuar sërish gjatë ditës së sotme në qytetin sirian të Jasemit. Trazirat kanë vazhduar dhe në qytetin e Daras, ku gjatë demostratave të fundjavës u vra një person.

Human Rights Watch ka akuzuar qeverinë e Sirisë për përdorim të tepruar të dhunës kundër protestuesve, duke theksuar se janë qëlluar e vrarë qytetarët vetëm se kanë folur hapur.

Të frymëzuar nga protestat në Tunizi dhe në Egjipt, opozita siriane ka organizuar protesta gjatë gjithë muajit të fundit, të cilat synojnë t`i japin fund regjimit 10 vjeçar të presidentit Bashar al Assad. Ky i fundit e morri pushtetin nga i ati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›