Libia pas Gaddafit - Nje konglomerat fisesh pa unitet

Si asnje vend tjeter i rajonit struktura politike dhe shoqerore e Libise eshte e percaktuar nga nje konglomerat sa i brishte dhe i shtresezuar fisesh ne bashkejetese por edhe ne armiqesi konkuruese. Ne 42 vitet e sundimit te Gaddafit u duk se fiset kaluan ne prapaskene pra ne dukje u zhduken por me ndryshimet aktuale ne Libi ky sistem i vjeter do te mund te rigjallerohet serish.
Gaddafi u perpoq te zhdukte mentalitetin e fisit
Ky do te ishte nje hap tjeter ne drejtim te zhdukjes se sistemit te Gaddafit me te cilin koloneli ishte perpjekur te eliminonte strukturat e vjetra dhe te krijonte ne menyre radikale struktura te reja ne Libi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Festime ne TripoliKomandanti i revolucionit sic e quante veten Gaddafi me nje modesti te shtirur nuk kishte asnje shans me sistemin e vjeter te fiseve te dilte ne krye te shtetit. Ai vete vjen nga nje fis i parendesishem i Guedefas pjesetaret e te cilit nuk do te kishin pasur shans kunder 140 fiseve te tjera te Libise.
Trajtim jo i barabarte i fiseve me privilegje dhe poste
Pas revolucionit dhe rrezimit te mbretit Idris Gaddafi u perpoq te zinte vendet kyce ne shtet dhe ushtri me njerez te fisit te tij. Kjo metode nuk ishte vetem nje despotizem oriental por edhe mase sigurie dhe garanci per mbijetesen e tij politike. Pushteti i Gaddafit nuk ishte i sigurte qe nga fillimi. Prandaj koloneli filloi te shperbleje fiset qe tregonin besnikeri dhe te ndeshkoje te pabindurit ose se paku te mos i marre ne konsiderate per poste dhe priviligje te ndryshme. Libia e re e Gaddafit bazohej ne slloganin Familja - Fisi - Atdheu njeherazi ai perpoq te dobesonte mentalitetin e fisit. Krijimi i komiteteve popullore me te drejte zgjedhjeje te qytetareve duhej te krijonte pershtypjen e fundit te epokes se fisit. Por ne te vertete vendimet nuk merreshin ne komitete por nga vete Gaddafi.
Bildunterschrift Masat festojne deshtimin e Gaddafit
Libia vend pa unitet
Gnter Meyer ekspert gjeopolitik per vendet arabe e sheh Libine e sotme nje vend te percare. shte nje vend pa unitet. Kemi te bejme me 130-140 fise te cilat nuk mund ti perfytyrojme si fise klasike beduinesh me identitet te qarte... Aktualisht shumica e popullsise beduine prej dy tre-gjeneratash banon kryesisht ne qytete qe do te thote qe besnikeria e klanit ka rene ndjeshem. Udheheqesit e fiseve nuk mund te bazohen aspak tek ky luajalitet. Pra kemi shume interesa kontradiktore po ashtu rivalitete te medha te fiseve mes tyre gje qe do luaje nje rol te madh ne te ardhmen e vendit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thirrjet e Gaddafit nuk i ndoqi populli libian
Me shume se strukturat e reja shoqerore te Gaddafit Libine e ndryshoi pasuria e naftes dhe krijimi i qyteteve te reja dhe moderne qe u kthyen ne pikembledhje per popullsine e fiseve. Afiniteti i fisit u dobesua por rivalitetet apo fiset e menjanuara nga Gaddafi mbeten. Fiset e Cyrenaikes dhe Bengazit rebeluan disa here kunder Gaddafit dhe ishin ato qe e filluan kryengritjen. Fitorja e tyre mund ta perforcoje rishtazi mentalitetin e fisit dhe mund te behet po ashtu shkak per konflikte te reja.
Rrezik qe fiset te mos bashkepunojne ne menyre konstruktive
Analisti Michael Lders shprehet skeptik per te ardhmen Ka shume gjasa qe fiset te mos bashkepunojne ne fryme konstruktive kur te vije puna per ndarjen e pushtetit dhe pasurise se naftes. Nje skenar negativ mund te jete ndarja e vendit apo konflikte te vazhdueshme mes fiseve. Megjithate ka shpresa qe Keshilli i Perkohshem ne Bengazi ka pushtet ta shtrije kontrollin ne shumicen e vendit dhe te perfshije fiset kryesore ne strukturat e reja politike. Por mbetet komplet e hapur se cpamje do te kete Libia pas gjashte muajsh.
160
Autor Peter Philipp/DW-TV/DLF/Lindita Arapi
Redaktoi Mimoza Kelmendi
160
160