Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet ne Shqiperi

Premto Gogo drejtor i KRIIK Albania eshte perfaqesues i koalicionit te vezhguesve vendore nje rrjet organizatash qe prej vitesh monitoron proceset elektorale ne Shqiperi. Koalicioni ne fillim te muajit shtator do te beje publike nje pakete propozimesh konkrete per aspekte te reformes elektorale. Ajo qe eshte thelbesore ne kete proces te cilen ne e kemi kerkuar prej me shume se nje viti por qe e nenvizon qarte dhe raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR-it ka te beje me gjitheperfshirjen e aktoreve thote Premto Gogo per DW.
Te jene jo vetem dy partite e medha por dhe subjektet e tjera politike qe jane prezente ose jo ne parlament si dhe aktore me peshe qe ndjekin procesin zgjedhor ku hyn dhe koalicioni i vezhguesve vendore. Elementi i dyte mbi te cilin ne na duhet te ushtrojme presion eshte minimizimi ne maksimum i nderhyrjeve politike ne administrimin e procesit qe nga KQZ e deri ne nivelet e treta te organizimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Premto Gogo drejtor i KRIK Albania
Lidhje organike mes atyre qe zgjidhen dhe votuesve
Nderhyrje sipas Gogos mund te behen dhe ne sistemin zgjedhor ku te aplikohet formula me lista te hapura te kandidateve te partive ne menyre qe kjo te mos jete atribut eskluziv vetem i kryetarit te partise. Ne kete menyre sipas tij do te kete nje lidhje organike mes atyre qe duan te zgjidhen dhe votuesve. Objekt tjeter permiresimi ne kodin elektoral sipas aktivisteve te koalicionit te vezhguesve vendore duhet te jene ato pjese ku ka dykuptueshmeri apo paqartesi procedurash te cilat kane qene shkak per interpretime te kunderta dhe krijimin e situatave bllokuese ne dy zgjedhjet e fundit qe jane zhvilluara ne Shqiperi.
Te parashikohet qe vendimet kryesore te jene ne forme konsensuale sidmos nga KQZ cka do ti shtyje partite politike ose KQZ-ne si do qe te krijohet qe vendimarrjen kryesore ta kene te bazuar se pari ne ligj dhe se dyti te shprehin konsensusin e te gjitha paleve qe garojne ne proces.
Per aktivistet e shoqerise civile ka ardhur koha qe ne Shqiperi ne procesin e menaxhimit te zgjedhjeve dhe ne apelimin e aspekteve te vecanta te angazhohen dhe aktore te tjere. Kjo do te menjanonte precedentet kur vendimet politike dalin mbi kuadrin ligjor per hir te gjoja te arritjes se konsensusit mes paleve.
KQZ - molle sherri
Nje nga ceshtjet me te debatuara qe prekej dhe ne raportin final te OSBE/ODIHR-it eshte perberja e KQZ. Pavaresisht se cili institucion ose subjekt do ti propozoje anetaret e KQZ-se ata duhet te sillen si te pavarur dhe varesia e vetme e tyre eshte ligji kushtetuta e ketij vendi thote Premto Gogo.
Njeri prej eksperteve me te njohur ne Shqiperi per proceset elektorale e referendare prof. Kristaq Kume mendon se reformimi i kodit ekzistues duhet te preke dhe vete formulat e realizmit te votimeve.
Ne te cilin mund te trajtohet dhe menyra e votimit elektonik pra jo si deri me tani me flete votimi por dhe menyra se si behet leximi i votes ku te aplikohet teknika e skanimit ose metoda te tjera te avancuara qe ofron teknologjia e informacionit.
Ankimimet- kohezgjatja e shkurter
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Profesor Kristaq Kume ekspert per proceset elektorale
Prof. Kume thote per DW-ne se duhet te rishikohet dhe elementi i trajtimit administrativ dhe gjyqesor i ankimimeve qe kane subjektet e ndryshme konkuruese. Eksperiencat e zgjedhjeve te kaluara kane treguar hapur qe kohezgjatja e ankimimive ka vonuar shpalljen e rezultateve finale dhe keto skena duhet te marrin fund.
Prof. Kristaq Kume ish kryetar i KQZ-se perserit disa here qe subjektet politike nuk duhet te humbin asnje minute kohe ne realizimin e reformes elektorale. Duke e nisur qysh tani do te kete mundesi qe me qetesi e profesionalizem te behet cdo meremetim qe i sherben permiresimit te standarteve ashtu si ato zhvillohen ne vendet anetare te BE-se. Ne te kundert nese gjerat lihen per minuten e fundit reforma do te jete siperfaqesore dhe nuk do te zgjidhe problemet por do ti agravoje me shume ato.
Autor Arben Muka
Redaktoi Mimoza Kelmendi
160