E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel Serbia ne BE pas bashkepunimit me Kosoven

Kancelarja Angela Merkel i ka kerkuar presidentit te Serbise Boris Tadic qe te angazhohet ne menyre aktive per nje zgjidhje te konfliktit kufitar me Kosoven. Serbia duhet ta rinise dialogun kerkoi Merkeli. Ky eshte nje parakusht per anetaresimin e Serbise ne Bashkimin Evropian tha Merkeli sot ne Beograd pas nje bisede me presidentin e Serbise Boris Tadic. Vizita e saj eshte nje deklarate qe Gjermania deshiron qe Serbia te behet anetare e BE. Serbia eshte pjese e Evropes tha kancelarja gjermane.

Afrim hap pas hapi me BE

Merkeli i propozoi Tadicit nje afrim hap pas hapi me BE derisa negociatat eventuale te anetaresimit te arrinin ne nje faze vendimtare. Per Gjermanine perspektiva e anetaresimit te Serbise perfaqeson nje interes te madh per te miren e stabilitetit te te gjithe rajonit te Ballkanit. Por fillimisht duhet te permiresohet bashkepunimi me Kosoven. Serbia nuk mund te prese qe te behen perparime ne ceshtjen e anetaresimit nese nuk ndodh kjo tha Merkeli. Gjermania e njohu Kosoven Serbia jo. Kjo eshte dicka qe duhet zgjidhur tha kancelarja gjermane ne nje konference shtypi me presidentin e Serbise. Ne nuk mund te ecim drejt bisedimeve te anetaresimit te mbyllim te gjithe kapitujt dhe pastaj te kujtohemi qe na ka mbetur edhe nje.

Kancelarja gjermane beri te qarte qe Serbia duhet ti shperbeje strukturat paralele te autonomise ne Veri te Kosoves dhe te lejoje misionin e BE EULEX te zbatoje rendin dhe ligjin atje. Ne Evrope ne nuk mund te kemi dike qe largohet nga nje konference kur vjen tjetri tha Merkeli duke pasur parasysh qendrimin serb ne konferencat nderkombetare ku shfaqen perfaqesuesit e Kosoves.

Bildunterschrift Merkel duke biseduar me Tadicin

Serbia kerkon zgjidhje pragmatike

Presidenti i Serbise Boris Tadic tha se Serbia edhe tani ndjek nje politike pajtimi por ajo nuk do ta njohe Kosoven. Ai po kerkon me teper nje zgjidhje pragmatike e cila te respektoje si dinjitetin e Serbise ashtu edhe te shqiptareve te Kosoves. Presidenti i Serbise paralajmeroi qe vendi i tij te mos vendoset para alternatives qe ose te njohe Kosoven ose te heqe dore nga anetaresimi ne BE. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja Merkel bisedon me Ruzica Xhinxhic te vejen e Zoran XhinxhicitSerbia nuk ka nevoje per kerkese per dialog me Kosoven por ajo eshte vete e interesuar per kete. Presidenti i Serbise Tadic tha se vendi i tij ka bere perparime te medha ne venien ne jete te reformave te kerkuara nga BE.

Tadici e beri te qarte se ne vleresimin qe do te behet ne vjeshte per afrimin me BE nuk do te jete i kenaqur me statusin e nje kandidati per anetaresim ne BE. - Me pare kancelarja gjermane Angela Merkel qe pritur me nderime ushtarake ne Serbi. Per Merkelin kjo eshte vizita e pare ne Serbi. Sot ne mengjes Merkeli u takua me gruan e politikanit serb te vrare Zoran Xhinxhic si dhe me bursiste te Fondacionit Xhinxhic.

Autor Auron Dodi dapd/dpa

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›