Libia terheq parate nga bankat zvicerane

Libia vendosi te terheqe te gjitha depozitat e saj ne bankat zvicerane qe perbejne nje vlere prej 7 miliarde dollaresh. Vendimi eshte marre ne shenje proteste kunder keqtrajtimit te diplomateve dhe biznesmeneve libiane nga ana e policise se Gjeneves.
Tripoli ka nderprere gjithashtu furnizimin me nafte te konfederates zvicerane, me te cilen ka shkeputur cdo bashepunim ekonomik.
“Masat do te jene ne fuqi derisa te mos kete perseritje te keqtrajtimeve”, eshte shprehur nje burim per “Reuters”.
Agjencia zvicerane e lajmeve kishte njoftuar te merkuren se kompania libiane “Tamoil” do te bente nderprerjen e furnizmit, gje qe eshte konfirmuar me pas nga vete kompania.
Nje episod i tille ka ndodhur edhe ne muajin korrik kur policia e Gjeneves ndaloi per nje periudhe te shkurter nje nga djemte e liderit te Libise, Muammar Gheddafi, Hannibalin i cili akuzohej per keqtrajtim te sherbetoreve te tij.