E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Miratimi i nismes serbe, zhvillim negativ

Opozita kosovare ka reaguar sot ndaj miratimit te nismes serbe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, duke e konsideruar si nje zhvillim negativ per shtetin e Kosoves.

Kryetari i AKR-se, Behxhet Pacolli e ka cilesuar miratimin e kesaj nisme si deshtim te qeverise kosovare ne lobimin per pavaresine.

Sipas tij, te vetmet levizje qe qeveria beri kunder kesaj nisme ishte vizita e Sejdiut ne Nju Jork, nderkohe qe Serbia kishte 4 muaj qe lobonte ne favor te saj.

“Miratimi i kesaj rezolute ka dy efekte, vendet te cilat kane pasur ndermend ta njohin pavaresine do ta pershpejtojne kete vendim, ndersa vendet qe kane qene kunder do ta shtyjne me tej vendimin e tyre”, ka pohuar Pacolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›