Libonik, sistemohen kanalet e ujrave të zeza

Bashkia Maliq ka filluar punën për sistemimin e kanaleve të ujrave të zeza në një zonë problematike të fshatit Libonik. Prej kohësh në këtë zonë nuk ka pasur ndërhyrje si për kanalet e ujrave të zeza por edhe për rrjetin elektrik të dyja këto shqetësime të ngritura nga banorët.
Burbuqe Beshiri Administratore e njësisë Libonik shprehet se ky është një investim i Bashkisë Maliq e cila do i shërbejë rreth 40 familjeve. Sipas saj është bërë ndërtimi i 8 pusetave si dhe është shtuar e gjithë linja për kanalet e ujrave të zeza me tubacione plastic, ndërkohë po punohet edhe në rrjetin e lektrik të kësaj lagjeje pasi ka pasur edhe difekt.
Nga ana tjetër banorët shprehen se ky investim ka qënë mjaft i domosdoshëm.
Sips Beshirit punimet në këtë zonë priten të përfundojnë brenda javës.