E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libor Roucek: Shqipëria, vendi që ka bërë më shumë progres krahasuar me homologet e rajonit

20-10-2012 / Gazeta 55

BE mbështet dhënien e statusit kandidat

Eurodeputeti Libor Roucek në një intervistë për mediat shqiptare është shprehur se Bashkimi Evropian e mbështet idenë e dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. Ai ka shtuar se Shqipëria është një nga vendet që ka bërë më shumë progres krahasuar me vendet e tjera gjatë këtij viti dhe se 27 vendet anëtare do e marrin në konsideratë progresin e bërë, në mënyrë që në mbledhjen e dhjetorit, Shqipëria të marrë zyrtarisht statusin në BE

Në ndërhyrjen tuaj, ju vutë theksin mbi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme. Pse?
Shqipëria ka nevojë për një demokraci të konsoliduar. Gjatë zgjedhjeve të të fundit parlamentare, kishte përplasje dhe kishte kontestime lidhur me ndershmërinë e procesit zgjedhor dhe rezultatit të tij. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe procesin e integrimit të saj, që këtë radhë rregullat të jenë të qarta dhe të pranueshme nga të gjithë. Nevojitet që procesi zgjedhor të zhvillohet siç duhet dhe në fund të tij fituesit dhe humbësit ta njohin secili rezultatin pa krijuar konflikt. Ky do të ishte një progres i madh për vendin, që do të mund të konstatohej nga të gjithë në Shqipëri, nga misionet e vëzhguesve gjatë zgjedhjeve, por po ashtu edhe në gjirin e Bashkimit Evropian. Nëse Shqipëria kalon me sukses testin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, atëherë procesi i integrimit do të jetë shumë më i shpejtë për Shqipërinë.

A mendoni, se ky është një kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit?
Ne duhet të shohim drejt hapave të mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë. Statusi i kandidatit është i rëndësishëm dhe ne i themi po, por është shumë e rëndësishme të vijohet me hapat e mëtejshëm të integrimit. Ndaj u ndala tel zgjedhjet e përgjithshme të 2013, pasi ato janë shumë të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

E mbështesni idenë, se të 27 vendet anëtare duhet të japin mbështetjen për statusin e vendit kandidat në dhjetor nëse plotësohen 3 kushtet që mbeten?
Personalisht e mbështes këtë ide, pasi kur flasim për progres raportet e shpallura nga Komisioni Evropian këtë vit, Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë progres krahasuar me vendet e tjera këtë vit. Kjo duhet të shpërblehet dhe shpresoj, që të gjithë shtetet anëtare ta konsiderojnë kështu.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›