E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libra për shqiptarët në Preshevë, Haxhinasto takon përfaqësuesit e Shtëpive Botuese

TIRANE – Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto takoi sot përfaqësues të disa Shtëpive Botuese shqiptare, të cilat do të dhurojnë një sasi librash shkollorë për nxënësit shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky kontribut erdhi menjëherë pas kërkesës në Tiranë të liderëve lokalë të Luginës së Preshevës.

Ministri Haxhinasto tha se janë të gjitha mundësitë për unifikimin e teksteve shkollore, të cilat kanë të bëjnë me gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

“Këto objektiva do të realizohen nëpërmjet marrëveshjeve përkatëse me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve homologe të kulturës dhe arsimit në gjithë vendet e rajonit” - u shpreh Haxhinasto.

Mjaft Shtëpi Botuese ofruan një kontigjent prej dhjetëra titujsh, si: libra shkollorë, abetare, gjuha shqipe etj; libra artistike të shkrimtarëve të njohur si Kadare etj; libra historikë si dhe numër të konsiderueshëm librash për fëmijë, të cilat do të dërgohen në Luginën e Preshevës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›