E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtetësia, Aleanca Kuq e Zi: Pr/ligji favorizon kriminelët

TIRANE - Aleanca Kuq e Zi u shpreh kundër propozimit të kryeministrit Berisha për ndryshimin e ligjit të shtetësisë, që u mundëson të gjithë të huajve që investojnë 100 mijë euro në vendin tonë të marrin shtetësinë shqiptare.

Sipas Aleancës, ndryshimet e propozuara u japin mundësi elementëve kriminalë të përfitojnë nga marrja e shtetësisë.

“Nuk bëhen pazare me çështjen e shtetësisë. Prioritet duhet të ketë origjina dhe jo paratë.”- thuhet në deklaratën e Aleancës.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, projekt/ligji nuk garanton barazi, ai rrit rrezikun e përfitimit të elementëve kriminalë dhe duhet t’i nënshtrohet një debati transparent.”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›