Grabitësit si “Fast Five”, tërheqin me traktor bankomatin
BRITANI - Një grup grabitësish në Bingham të Britanisë duket se janë frymëzuar nga filmi “Fast Five”, dhe kanë bërë realitet skenën e famshme të grabitjes së bankës, duke tërhequr me automjete kasafortën.
Grabitësit arritën të shkulnin nga muri dhe të merrnin me vete një bankomat të bankës “NatWest”, në Bingham, pranë Notinghemit, duke përdorur një traktor.
Mediat vendase bëjnë të ditur se policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë në vendngjarje, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes.
Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërkohë që lajmi po bën xhiron e Botës.
(er.nu/BalkanWeb)