E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat Rozë të shkollave fillore

Drejtori i Zyrës së Konsumatorëve denoncon librat

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Altin Goxhaj, ka denoncuar dje disa libra të publikuar nga qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, të cilat, sipas tij, janë një tentativë e edukimit feminilizues të djemve të vegjël në shkolla që synon të konfuzojë identitetin e tyre aktual gjinor dhe nesër seksual, duke influencuar drejtpërdrejt në preferencat e tyre seksuale në momentin e adoleshencës. Bëhet fjalë për disa libra për mësuesit, të botuar nga Aleanca Gjinore për Zhvillim, të cilët tentojnë të luftojnë stereotipat gjinorë mes meshkujve dhe femrave, duke u dhënë një guidë mësuesve për të hapur debatet gjinore ndërmjet nxënësve. Por për Altin Goxhajn këto janë tentativa që nuk tentojnë të luftojnë stereotipat gjinorë, por tentojnë të ndryshojnë orientimin seksual të fëmijëve. Ky program që financohet nga vendet që kanë pranuar martesat gay (siç ka ndodhur dhe me programet e tjera po nga këto vende), nuk është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe ka hyrë në mënyrë klandestine në shkolla, - denoncon Goxhaj. Në librat në fjalë, që janë tentativë për të hapur debatet në klasa në lëndët e abetares dhe të edukimit qytetar, ekzistojnë një sërë elementësh të tillë për Altin Goxhajn. Anisa është vajza e vetme e familjes dhe dëshira e saj është të merret me sportin e futbollit. Prindërit dhe vëllezërit e saj nuk janë dakord me këtë gjë, ndaj edhe i nxjerrin pengesa. Ajo, kundra dëshirës së tyre stërvitet çdo ditë. Pse familja nuk është dakord me dëshirën e Anisës? Si do të vepronit ju në një rast të tillë nëse je vajzë, po nëse je djalë? A do të ishte dakord familja juaj në një rast të tillë?, - është një ndër rastet e shfaqura në këtë libër. Për avokatin Altin Goxhaj, këto debate sjellin edhe ndryshim të orientimeve seksuale e si pasojë ndikojnë tek nxënësit. Në librin e Edukimit Qytetar mësuesit këshillohen që të japin një detyrë të shkurtër, 7 minuta, ku tu kërkojnë nxënësve të shkruajnë për temat: Unë jam djalë, por... Ndonjëherë mendoj të isha vajzë, sepse... dhe Unë jam vajzë, por... Ndonjëherë mendoj të isha djalë, sepse.... Aq më tepër, sipas avokatit Goxhaj, edhe rolet e gjinive ngatërrohen. Në një seksion, duke treguar Batmanin që pastron pluhurat dhe Spajdermenin duke larë xhamat, nxënësit thirren tu përgjigjen pyetjeve: A mund ti shikojmë personazhet në vijim në role tërësisht femërore? A mendoni që një mashkull mund të luajë cilësisht rolet që luan një femër? Pyetje tjetër e vendosur për nxënësit që tenton të cekë edhe tabu profesionale. Një student kryen shërbimin bebisiter (kujdestar fëmije) në një vend të huaj. A do ta pranonit një rol të tillë në një situatë të ngjashme? Shndërrojeni në një lojë me role situatën e mësipërme, - thuhet në libër. Ndërkohë, në detyrat e përcaktuara në këta libra, mësuesit duhet të orientojnë fëmijët që të shohin për elementët e gjinisë tjetër. Një prej detyrave është: Formuloni detyra për grupet e vajzave dhe të djemve: Grupi i djemve: Në supermarketin e lagjes së tyre, në pavijonin e detergjenteve dhe të artikujve kozmetikë të listojnë të gjitha produktet për femra. Në mjediset e shtëpisë së tyre të listojnë detergjentet dhe artikujt kozmetikë që përdorin vetëm fermat. Nxitini ata të shikojnë ambalazhimet dhe reklamat që përdoren për mallrat që po studiojnë. Sipas librit, në fund të këtij moduli nxënësi dhe nxënësja duhet të jenë të aftë që të listojë deri në tri karakteristika tipike femërore dhe mashkullore tek vetja dhe shoku/shoqja e tij. Kjo është e papranueshme për avokatin Goxhaj, i cili deklaron që kemi të bëjmë me ndryshim të orientimit seksual dhe jo me thyerjen e stereotipave gjinorë. Në librat në fjalë, ku ekziston një bibliografi e gjerë për studimet për gjinitë, me shkencëtarë perëndimorë, thuhet se mësuesit duhet të inkurajohen që të thyejnë këta stereotipa. Mësuesit duhen inkurajuar të ndjekin seminare që përshkruajnë tendencën gjinore në mësimdhënie dhe si ta luftojnë atë. Maccoby dhe Jacklin 1987, rekomanduan që prindërit dhe mësuesit duhet të krijojnë mjedise dhe mundësi me qëllim që fëmijët e të dy sekseve të inkurajohen të luajnë midis tyre, të ndërveprojnë me status të barabartë dhe të marrin pjesë në lojëra që u përkasin të dy sekseve. Vajzat të luajnë futboll, djemtë të mësojnë sylla-mbyllazi, - thuhet në libër. Në lidhje me këtë çështje, avokati Altin Goxhaj, në prani të një grupi deputetesh gra, do të propozojë sot në Kuvend kërkesën për seancë dëgjimore, në lidhje me atë që ai e cilëson si ndryshim i orientimit seksual të fëmijëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›