Tuberkulozi, çdo vit identifikohen 400 pacientë të prekur
25/03/2010 Kjo sëmundje prek më shumë zonat e varfra veriore dhe verilindore
Pavarësisht masave të marra mbi parandalimin e sëmundjes së tuberkulozit, numri i të prekurve në vendin tonë mbetet në nivele të larta. Institucionet shëndetësore raportojnë çdo vit 400 pacientë të rinj të prekur nga kjo sëmundje. Dje, në Ditën Botërore të Tuberkulozit, mjekët kanë ngritur shqetësimin se zonat veriore dhe ato verilindore raportojnë numrin më të lartë të pacientëve të prekur, dhe kjo për shkak të problemeve ekonomike me të cilat përballen këto zona. Për këtë, stafet mjekësore kanë kërkuar që programet e mjekimit të kombinohen me ato sociale, në mënyrë të tillë që kategoritë e rriskuara të kenë mundësi të parandalojnë në kohën e duhur këtë sëmundje. “Prej disa vitesh ne jemi të kënaqur me ecurinë e sëmundjes në vend, pasi shohim se rastet janë ulur ndjeshëm, por ka ardhur koha që programet mjekësore të ndërthuren me ato sociale. Kategoritë më të prekura janë po ato që kemi pasur në vite, të pastrehët, personat me HIV, grupet e margjinalizuara, siç janë komuniteti rom e egjiptian”, ka pohuar drejtori i programit kombëtar për parandalimin e tuberkulozit, Hasan Hafizi. Sipas mjekut, problemi thelbësor që na shqetëson aktualisht është mjekimi korrekt i pacientëve të prekur me tuberkuloz, pasi nëse ata e refuzojnë, rrezikojnë veten nga vdekja, por mund të bëhen dhe rezistencë ndaj mjekimit. “Në këtë ditë i bëj apel gjithë popullatës që të informohet për sëmundjen e tuberkulozit, pasi ai sot është komplet i shërueshëm. Kujdes duhet të kenë në vazhdimin e mjekimit, edhe pse kura e tij zgjat shumë, gati 6 muaj, ata duhet të vazhdojnë të mjekohen edhe në rastet kur shohin se nuk kanë asnjë shqetësim”, ka pohuar Hafizi. Tuberkulozi është një sëmundje infektive që prek veçanërisht mushkëritë, por edhe organe të tjera, si: kockat dhe artikulacionet, nyjet limfatike,trurin dhe palcën kurrizore, syrin, lëkurën etj. Sipas mjekëve, sëmundja e tuberkulozit transmetohet kryesisht me anë të ajrit, kur i sëmuri me TB kollitet, teshtin ose gjatë frymëmarrjes. Megjithatë, ka edhe raste të tjera kur ndodh që sëmundja të përhapet nëpërmjet rrugëve digjestive, siç është përdorimi i qumështit të lopës së sëmurë me TB.
Aktualisht kjo sëmundje konsiderohet si një problem i shëndetësisë së shumë vendeve, pasi shënon më shumë se 8 milion persona të infektuar çdo vit, ndërkohë që rreth 2-3 milion njerëz vdesin brenda një viti po nga kjo sëmundje.
Kategoritë e rriskuara
Nga kjo sëmundje preken personat që banojnë dhe kanë kontakt të afërt me të sëmurë me TB, fëmijët që kanë kontakt me të sëmurët e tjerë të prekur, persona që vuajnë nga sëmundje, si: diabet, ulçer stomaku dhe disa sëmundje të tjera kronike, të cilat ulin rezistencën e organizmit të njeriut ndaj mikrobit të tuberkulozit. Po ashtu preken edhe kategoritë e tjera, si alkoolistët dhe duhanpirësit. TB nuk është sëmundje e trashëgueshme. Mjekimi i mirë i të sëmurit është mbrojtja më e mirë për parandalimin e kësaj sëmundjeje. Këshillohet që sapo të shfaqen shenjat përkatëse i sëmuri duhet të vizitohet menjëherë te mjeku. Fëmijët deri në 10 vjeç, që janë në kontakt me të sëmurë, duhet të kontrollohen në dispanserinë e sëmundjeve të mushkërive. Mjekimi duhet të bëhet nën kujdesin e mjekut pneumolog dhe zgjat të paktën 6 muaj.
Simptomat
-Kolla,veçanërisht kolla që zgjat me shumë se tre jave
-Temperaturë,zakonisht jo e lartë 37-38 grade C
-Djersitje,sidomos gjatë natës
Humbje oreksi
Dhimbje në gjoks
Rënie në peshë
Në raste më të avancuara të sëmundjes kolla është me gëlbazë dhe me rrema gjaku.