Librat, brenda 25 gushtit do shpërndahen në shkolla
Brenda datës 25 gusht të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të jenë të pajisuara me paketat e librave për nxënësit. Ato do te vijojnë të shpërndahen deri në 19 shtator.
Sipas ministrisë së Arsimit, nxënësit dhe prindërit duhet të kenë kujdes me faturat tatimore, në rast se nuk do të pajisen me to nuk do të kenë kompesim nga shteti. Kompesimi varion nga 50 deri në 100% për disa kategotri nxënësish.
Ndërsa kategoritë që do të përfitojnë kompesimin e teksteve janë jetimët, pakicat kombetare, të fëmijëve dhe familjeve të emigrantëve,të fëmijëve romë, dhe nxënësve që janë të verbër.