Stilisti që po mahnit botën
Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 11:44
Stilisti më ri i këpucëve është djaloshi nga Izraeli Kobi Levi, i cili po ndryshon apo i jep një frymë të re këpucëve.
Që nga viti 2001, vit në të cilin është diplomuar, ai nuk ka pushuar së kërkuari më shumë rreth stilit të këpucëve.
Frymëzimi i tij vjen jashtë botës së modës, vjen nga jeta e përditshme sepse ai transformon jetën tonë të përditshme në vepra arti.
Po të shihni këto këpucë, do e kuptoni se pas tyre fshihen kafshë, këngëtare bionde ose një banane e zhveshur. Një koleksion i cili ka habitur të gjithë që nga Kina deri në kontinentin e vjetër.