Mali i Zi, vriten dy persona me armë zjarri

Dy persona janë vrarë me armë zjarri në Ulqin të Malit të Zi.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Policia lokale tha se viktimat janë një malazes dhe një shtetas gjerman 45 vjeç.
Gjysmë ore pas incidentit, policia e ka arrestuar autorin e ngjarjes i cili ishte i fshehur në kishën e qytetit.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe një bashkëpunëtori i autorit të vrasjes.