E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Milot-Rrëshen, automjeti përplas për vdekje 70 vjeçarin

Një i moshuar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në Mirditë. Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku shtetasi Ndue Bibaj 70 vjec nga fshati Fang është përplasur nga një automjet me targa të huaja dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar dhe drejtuesin e mjetit, shtetasin kosovar nga Prishtina, Rustem Rukovi 41 vjec. Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga 70 vjecari, por nuk përjashtohet dhe shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti. Ndërkaq nga ana e policise vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›