E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat e rinj, botimet më të fundit në librari

Edhe në javën që sapo lamë pas vihet re një prani më e madhe e titujve të huaj ku mbizotëron gjinia e romanit. Vitrina e librave të rinj celet me "Bashkjetesë me Kohën", e shkrimtarit Teodor Laço, i cili ka hedhur në një libër kujtimet e tij, duke sjellë kështu para lexuesit edhe dëshmi të një të shkuare të afërt, por që ka shënuar çaste të rëndësishme në jetën e shoqërisë shqiptare. Sipas autorit rrugëtimi i shqiptarëve prej dy dekadash drejt shtetit të së drejtës për të gjithë, drejt cdo vlerë që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe Demokraci, ka qenë i lodhshëm. Shkaqet sipas tij duhen kërkuar brenda vetes, bota perëndimore i ka hapur shumë semaforë, por ne ecëm drejt tyre duke shtyrë njëri-tjetrin me bërryla, duke u rrëzuar e thyer hundët, pa ia dhënë dorën njëri-tjetrit.
 

Shkrimtarja Laura Shaine Cuningha sjell romanin "Shpirtra të bukur". Gjashtë shoqe rreth të 30-tave qe jetojnë në Neë York takohen një mbremje në apartamentin e njërës prej tyre për të festuar paralindjen e një bebeje. Janë gjashtë gra profesioniste, që jetojnë në një qytet dhe luftojnë për përzgjedhjen e tyre femërore. Nën flakët e qirinjëve ato tregojnë për përjetime të historive të dashurive sekrete dhe miqësive të krijuara. Gjashtë gra të portretizuara me mencuri, mjeshtëri artistike, humanizëm dhe humor të spikatur.
 

E L james sjell librin "50 hijet e Greit”. Kur studentja e letërsisë Anastasia Still shkoi të intervistojë biznesmenin e sukseshëm Kristian Greim, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe të frikësuar. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja, derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punonte me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë. Naive dhe e pafajshme, Ana shokohet kur zbulon se e dëshiron këtë mashkull dhe kur ai e paralajmëron ti qëndrojë larg, kjo e bën Anën ta dëshirojë edhe më shumë. Teksa nis një histori dashurie Ana zbulon më shumë mbi sekretet e errëta të Greit.
 

Nikolas Sparks vjen me "Netë të stuhishme". Adriana ka tre fëmijë dhe disa nipër e mbesa. E di që zakonisht e konsiderojnë si një zonjë të qetë e të matur, madje të padjallëzuar dhe shpesh e zbavit fshehja pas këtij stereotipi, por kur vajza e saj Amanda bie në derpresion të thellë pas vdekjes së burrit ajo vendos ti tregojë një të fshehtë të cilën e kishte mbajtur për një kohë të gjatë brenda vetes, për të mos minuar figurën e saj që shërben si bosht i baraspeshës familjare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›