Aksident në Levan-Fier, përplasen dy automjete

Një aksident automobilistik i regjistruar mbasditen e sotme ka bllokuar rrugën Levan-Fier. Paraprakisht mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur mes tyre por nuk ka ende të dhëna lidhur me pasojat e aksidentit.
Ndërkaq si rezultat i aksidentit mësohet se është krijuar një radhë e madhe makinash prej 2 km në të dy aët e rrugës Levan-Fier.