Librat e rinj, gushti vjen me më shumë botime

Java e parë e mujit gusht ka sjellë një sërë botimesh të reja në libraritë e kryeqytetit. Tek sa njihemi me disa prej tyre , libraret e vëne theksin tek libri i cili këtë javë ka tërhequr më tepër syrin e lexuesit.
Bëhet fjalë pikërisht për Donald Rumsfeld, Ministër i Mbrojtjes nga viti 2001-2006 në Administratën e Presidentit George.w.Bush, i cili sjell për herë të parë në shqip kujtime "Të njohura dhe të Panjohura". Qindra e mijëra faqe dokumentesh nga burime parësore të arkivës së tij personale, nga letrat e përditshme dhe regjistrime të marrjes së vendimeve të Bush si dhe momente nga jeta familjare.
Po ashtu vijnë të përmbledhura në një të vetme shkrime dhe momente të shumta nga penat më të mira të specialistëve për intrigat e historisë dhe historiografisë revolucionare. Behët fjalë për "Librin e Revolucionit Francez" ku përmbledhen të gjithë portretet dhe mendimet e atyre që janë kundër këtij revolucioni.
Në librat e përkthyer për këtë javë renditet edhe “Pornokracia”, ose femrat në kohën moderne, ese polemike e cila u jep shpjegim një sërë cështjes, si martesa, dashuria apo roli i burrit dhe i gruas e autorit Pierre Joseph-Proudhon.
Ndërsa nuk mungojnë edhe botimet shqiptare ku përmendim "Të njohim Kuvendin e Shqipërisë" Aida Shllaku, një botim i cili ka për qëllim t`ju njohë me organin më të lartë ligjvënës, Kuvendin. Me një gjuhë të thjeshtë, në mënyrë të detajuar dhe skematike. Teksti i paraqitur mbështetet kryesisht në dispozitat kushtetuese dhe të rregullores së Kuvendit.
Krenar Zejno sjell Elegji me titull "Hyllirikum". Shënime politike, letrare, intime i sjell shkrimtari nga Korca, Teodor Laco, me titull “Bashkëjetesë me Kohën". Dhe së fundmi rreth 80 poezi i sjell shkrimtarja, Lediona Braho, me titull "AlterEgo".