Kalimi në dogana, fluks, por jo radhë të gjata

Muaji gusht pritet të jetë ndër më të ngarkuarit për lëvizjen e emigrantëve shqiptarë në vendlkalimin e Kapshticës. Edhe kjo fundjavë vijon të ketë një mbipopullim udhëtarësh të kësaj pike kalimi nga emigrantët shqiptarë që vijnë për pushime në atdhe, por dhe pjesës tjetër që i ka mbyllur këto pushime dhe rikthehet sërish në vendin fqinj.
Nga pika kufitare e Kapshticës në qarkun e Korçës, në 24 orët e fundit kanë hyrë plot 5107 persona me 1364 mjete. Po në këto 24 orë kanë dalë nëpërmjet Kapshticës 2031 persona me 532 mjete.
Gjatë ditës së sotme pala shqiptare punon me 8 sportele gjithsej të ndara 4 në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke me 4 të tilla të ndara me nga 2 sportele në hyrje dhe dalje.
Megjithëse lëvizja në kufirin me Greqinë është e lartë edhe në këtë fundjavë, për fat të mirë nuk ka patur radhë të gjata dhe qarkullimi nga njëra pikë në tjetrën kryehet pa probleme.
Lëvizja e emigrantëve shqiptarë pritet të ketë një dyndje të madhe në prag të 15 gushtit, festës së njohur të Shën Mërisë e cila sjell dhe numrin rekord të emigrantëve që lëvizin nëpërmjet Kapshticës. Ndërkaq gjatë muajit korrik në Kapshticë kanë hyrë rreth 100 mijë emigrantë, ndërsa kanë dalë afro 70 mijë të tjerë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në 24 orët e fundit nëpërmjet kësaj dogane kanë kaluar kufirin rreth 9500 persona.
Sipas të dhënave zyrtare në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 6613 shtetas dhe 1907 automjete, ndërkohë që kanë dalë 2937 qytetarë dhe 702 automjete.
Mësohet se pala shqiptare ka vënë në fuksion të gjitha sportelet për të përballuar fluksin, duke punuar me 8 sportele, ndërsa pala greke po e përballon këtë fluks me 6 sportele.
Megithatë sipas policisë situate paraqitet normale dhe pa radhë të gjata.Ndërkaq për të përballuar lëvizjen brenda në qytetin e Gjirokatrës uniformat blu kanë marrë masa, duke ngritur postoblloqe dhe pika shërbimi në disa zona, përfshirë atë muzeale te qytetit.