Bujqësia Korçë, bilanc pozitiv të të korrave

Stina e pazakontë e dimrit që perjetoi rajoni i Korçës, krijoi jo pak probleme për sektorin e bujqësisë. Por pavarësisht kësaj, kujdesi maksimal i treguar nga ana e speciailistëve të bujqësisë nga njëra anë dhe fermerëve nga ana tjetër është bërë e mundur të shpëtohet prodhimi i drithrave. Kështu gjatë këtyre ditëve në rajonin juglindor ka përfunduar fushata e korrjes së drithrave dhe konkretisht të grurit dhe elbit.
Megjithë frikën për rezultatet jo të mira, bilanci është pozitiv. Qëndra Eksperimentale në Korçë, e cila monitoron situatën, jep tregues mjaft të lartë të këtyre kulturave bujqësore. Specialisti i kësaj qendre, Fredi Felha, tregon për Ora News se gjithcka ka ecur mirë, ndonëse dimri i këtij viti ka qënë i pazakontë dhe krijoi shumë probleme ngado.
Por ajo që mbetet një sfidë e specialistëve të kësaj Qendre Eksperimentale është nxitja e fermerëve drejt farave bio dhe kultivuesve të rinj me prodhimtari të lartë dhe progresive. Fermerët janë duke u njohur me llojet e farërave për grurin dhe elbin, të cilat do ti replikojnë në mbjellje që gjatë vjeshtës së këtij viti.