Ministria e Mjedisit, kontrolle në zonat turistike

Pasi ka vendosur 50 gjoba vendorëve për shkak të ndotjes, ministria e Mjedisit i rikthehet edhe një herë aksionit për pastrimin e territorit. Këtë herë në qëndër të inspektimeve do të jenë vendet turistike, kryesisht ato bregdetare.
Ilir Bala, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit thotë se duke zbatuar ligjin, ardhja e sezonit turistik kërkon një vëmendje të lartë dhe aq më tepër shumë punë për mirëpritur turistët.
Pavarësisht se kryetarët e komunave dhe ata të bashkise kanë kundërshtuar gjobat e vendosura, Kryeinspektori thotë se penalitetet do të vazhdojnë dhe shumat do të paguhen në rast se konstatohen shkelje.
Më heret autoritetet e mjedisit kanë vendosur gjoba, për bashki dhe komuna të ndryshme në vend. 15 gjoba u janë vendosur bashkive, nga veriu në jug, për mos zbatim të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërsa pjesa tjetër janë komuna. Gjobat variojnë nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë.
Por, eksertët e mjedisit thonë se penalitete do të ketë edhe në vazhdimësi të ketij viti në rast se vendorët nuk do të respektojnë ligjin.