Librat falas, MASH: Ja cilat kategori përfitojnë

Romët do të jenë ata, që për herë të parë do t`i marrin librat e shkollës falas. Me një vendim të posaçëm nga qeveria, Ministria e Arsimit do të ofrojë botimet e shkollës për këta fëmijë pa asnjë pagesë. Jovan Kristiqi, Këshilltar i Ministrit të Arsimit thotë se gjithçka është gati që kjo kategori të përfshihet në këtë nisëm me qëllim luftën kundër analfabetizimi e romëve.
Të verbërti janë ata që do të përfshihen në një progam të veçantë. Për këtë, Ministria e Arsimit thotë se ka një fond enkas dhe bazën e nevojshme materiale për t`i krijuar mundësi studimi.
Ndërsa kategorië që do të përfitojnë nga kompensimi i teksteve janë; jetimët, nxënësit që vijnë nga familje, të cilat marrin ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit, që kanë njërin nga prindërit me aftësi të kufizuara, si dhe për fëmijët, prindërit e të cilëve përfitojnë pension pleqërie. “Shpërndarja e librave të shkollës do të bëhet më 25 gusht”, thotë Krisqi.
Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet nga Ministria e Arsimit në formën e "Transfertës tek individët", në masën 100 për qind. Nxënësit pas blerjes së teksteve do të dorëzojnë në drejtorinë e shkollës faturat tatimore të blerjes. Më pas është drejtoria e shkollës, ajo që numëron ata që do të përfitojnë nga ky rimbursim